PËRCAKTOHEN ARBITRAT E NDESHJES SKËNDERBEU-KUKËSI - FSHF

PËRCAKTOHEN ARBITRAT E NDESHJES SKËNDERBEU-KUKËSI

Sektori i Arbitrimit pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar edhe trupën e arbitrave që do të gjykojnë sfidën e së enjtes në Korçë të vlefshme për javën e shtatë të Kategorisë Superiore, mes skuadrës së Skënderbeut dhe Kukësit. Kjo përballje është vlerësuar nga sektori përkatës që të arbitrohet, përvec treshes kryesore, edhe me dy arbitrat e vijës fundore. Kështu, ky takim i është besuar si kryesor, arbitrit të Kolegjiumit të Tiranës, Kridens Meta, me asistent të parë Denis Rexhën dhe asistent të dytë Dojando Myftarin. Ndërsa, arbitri i parë i linjës do të jetë ndërkombëtari Enea Jorgji, dhe arbitri i dytë i linjës, Olsi Sokoli, teksa arbitër i katërt është caktuar Ermal Barushi.

Ndeshja Skënderbeu-Kukësi do të luhet në stadiumin e qytetit të Korçës në orën 17.45.