Federata Shqiptare e Futbollit njofton te gjithë sportdashësit që duke filluar nga dita e sotme, datë 24 gusht 2018, do të fillojë promocioni (biletë+fanelë) në lidhje me ndeshjen e vlefshme të përfaqësueses sonë për UEFA Nations League, Shqipëri-Izrael me datë 7 shtator ora 20:45 në stadiumin “Elbasan Arena”.
Kjo mundësi për tifozët e kuqezinjve vlen vetëm në dyqanin zyrtar të FSHF, në rrugën e Elbasanit, ku krahas biletës së kombëtares si asnjëherë tjetër mund të blesh fanelën e përfaqësueses me një çmim të shkëlqyer.


















