Objektivat dhe pritshmeria e sfides Shqiperi - Kamerun - FSHF

Objektivat dhe pritshmeria e sfides Shqiperi – Kamerun

Ne prag te ndeshjes miqesore Shqiperi – Kamerun qe do te shvillohet sonte ne stadiumin e Gjeneves, ne Zvicer, perqendrimi eshte maksimal per te perballuar me seriozitet kete sfide. “Nga pikepamja e veshtiresive, kjo eshte nje ndeshje shume e rendesishme, ndaj nje kundershtari shume te forte, qe ka ne perberje lojtare nga me te miret ne bote. Por ne te njejten kohe eshte nje mundesi e mire qe te provojme dhe ndonje lojtar te ri, pretendent per te qene pjese e ekipit tone kombetar ne ndeshjet e ardhshme” – thote trajneri i kombetares, Gianni DeBiasi.

Ne lidhje me pritshmerine e kesaj ndeshjeje, ai thekson se rezultati eshte gjithmone i rendesishem, dhe ne do kerkojme nje rezultat pozitiv, “por duhet te jemi te qarte qe kjo ndeshje do te na sherbeje dhe si nje test per disa lojtare si Balaj, Vajushi, etj. I rendesishem eshte edhe rikthimi i Vangjelit” – vazhdon ai.

Edhe pak ore na ndajne nga kjo sfide e rendesishme ku me sa duket shume konkluzione te rendesishme do te dalin me pas mbi vazhdimesine dhe cilesite e kombetares Kuqezi.