Njoftim për shtyp - FSHF

Njoftim për shtyp

Federata Shqiptare e Futbollit ju bën me dije se të gjitha ndeshjet e kampionatit kombëtar të futbollit të planifikuara këtë fundjavë nuk do të zhvillohen si rrjedhojë e vendimit të marrë nga Bashkimi Arbitrave Shqiptar të Futbollit (BASHF) për të bojkotuar të gjitha ndeshjet deri në rikthimin e Policisë së Shtetit në stadiume.

FSHF shpreh mbështetjen maksimale ndaj të gjithë trupës arbitrale në Shqipëri dhe vlerëson e respekton vendimin e marrë prej tyre. Ne kërkojmë reagimin e të gjithë aktorëve për të larguar përfundimisht dhunën, për të garantuar rendin dhe sigurinë publike në stadiume, si parakushti themelor për të pasur një garë të shëndetshme dhe brenda standarteve.


Duke kontrolluar karten...