Njoftim nga FSHF lidhur me kombëtaret e moshave - FSHF

Njoftim nga FSHF lidhur me kombëtaret e moshave

Komiteti i Emergjencës në Federatën e Futbollit, në vlerësim të situatës së fundit të krijuar në vendin tonë dhe në vijim të konsultimeve me specialistët përkatës, ka vendosur anullimin e grumbullimeve dhe sfidave miqësore që ishin planifikuar për kombëtaret e moshave, si më poshtë:

1. U – 15 grumbullim rutinë, mes datave 16-20 mars;
2. U-19, grumbullimi në Shqipëri në datat 24-31 mars 2020, lidhur me dy ndeshjet miqësore me Kosovën. Ndeshjet ishin parashikuar të luheshin në datat 29 dhe 31 mars 2020, dhe ky vendim merret në mirëkuptim me Federatën e Futbollit të Kosovës;
3. U-20 grumbullim rutinë dhe miqësore me ekipet brenda Shqipërisë mes datave 25-30 mars 2020.