Edicioni i ri i kampionatit të shkollave 9-vjeçare për vazja në qytetin e Fierit ka nisur me sukses. Ky kampionat, i organizuar nga Shoqata Rajonale e Futbollit Fier mbylli javën e parë.
Në këtë sezon marrin pjesë 8 shkolla: Mark Dashi, Jani Bakalli, Pinellopi Pirro, Naim Frashëri, Halit Gremi, Dino Ismaili, Kristaq Shtembari dhe Liri Gero.
Në javën e parë u luajtën vetëm tre ndeshje, ku skuadrat e Kristaq Shtembarit dhe Halit Gremit e nisën me fitore, ndërsa sfida Mark Dashi – Jani Bakalli u mbyll në barazim 0-0.
Futbolli i femrave është një nga prioritetet kryesore të Federatës së Futbollit, që po mbështet financiarisht dhe materialisht të gjitha ekipet e femrave, si dhe kampionatet e futbollit për femra në shkollat 9-vjeçare në Shqipëri.
Java e parë
Mark Dashi – Jani Bakalli 0 – 0
Dino Ismaili – Kristaq Shtembari 0 – 3
Halit Gremi – Liri Gero 2 – 0























