NË DHJETOR NIS NË FSHF KURSI PËR “DREJTORËT SPORTIVË” - FSHF

NË DHJETOR NIS NË FSHF KURSI PËR “DREJTORËT SPORTIVË”

Sektori i Edukimit Teknik pranë FSHF-së nis në muajin dhjetor një kurs specifik, jo për trajnerë, por për profilin e Drejtorëve Sportivë (Shefat e Klubeve). Nga data 4 deri në datën 23 dhjetor në Shkollën e Trajnerëve në Kamzë, ku kryhen të gjithë kurset e liçensimit do të realizohet edhe kursi “DREJTORI SPORTIV” me të gjithë shefat aktualë të klubeve të futbollit në Shqipëri, apo edhe Drejtorët aktualë sportivë. Referime teorike dhe në fund një bashkëbisedim në të gjithë këtë periudhë të kursit, me tema të natyrave të ndryshme. Që nga liçensimi I futbollistit, liçensat ndërkombëtare, pjesa e bilanceve administrative në punën e Drejtorit Sportiv të një klubi, rregulli publik, organizimi i stadiumeve, principet e komunikimit dhe kriteret e përzgjedhjes, pjesa e agjentit të futbollistit, sociologjia në futboll etj do të jenë baza e referimeve nga lektorë të ndryshëm për të gjithë Drejtorët aktualë sportivë në ditët e kursit. Në fund për të gjithë pjesëmarrësit në kurs, Drejtorë aktualë të klubeve sportive në vend, do të akordohet edhe liçensa përkatëse. 


Duke kontrolluar karten...