NË 28 NËNTOR, NË KORÇË LUHET KUPA “PAVARËSIA”! - FSHF

NË 28 NËNTOR, NË KORÇË LUHET KUPA “PAVARËSIA”!

Të martën nis edicioni i 9-të i Kupës “PAVARËSIA”, aktivitet i cili në vitet e fundit është zhvilluar në Durrës e Tiranë, teksa këtë radhë FSHF vendos të organizojë këtë aktivitet në Korçë. Shefi i Sektorit të Garave në FSHF, Lysien Nurishmi thekson se për këtë aktivitet gjithçka është gati dhe të martën  e 28 nëntorit, të 4 skuadrat do të luajnë mes tyre për për trofeun “Pavarësia”: “Sikundër edhe çdo edicion, edhe këtë radhë FSHF organizon kupën “Pavarësia”, një traditë e nisur vite më parë, me pjesëmarrjen e katër skuadrave: Tirana, Otrant (Ulqin), Struga dhe Liria e Prizrenit. Këtë radhë u vendos që ky aktivitet të luhet në qytetin e Korçës, duke respektuar një shpërndarje gjeografike të përçdovitshme. Çiftet do të ndahen me short një ditë përpara, teksa ndeshjet do të jenë me nga 45 minuta, dhe finalja do të luhet në stadiumin e qytetit të Korçës”,- citon Nurishmi për këtë kupë e cila tashmë është shndërruar në një trofe tradite, çdo fund nëntori. Në fund do të jepet trofeu për fituesin e kupës, çmimi Fair-Play dhe lojtari më i mirë i kupës.