Ndryshimet në Rregulloren e Lojës, Sektori Arbitrimit prezantime pranë të gjithë klubeve - FSHF

Ndryshimet në Rregulloren e Lojës, Sektori Arbitrimit prezantime pranë të gjithë klubeve

Në prag të fillimit të sezonit futbollistik 2019-2020, Sektori i Arbitrimit pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka filluar prezantimet mbi ndryshimet e Rregullores së Lojës te të gjithë skuadrat e Kategorisë Superiore, Kategorisë së Parë dhe Kategorisë së Dytë.

Synimi i këtij prezantimi është që të gjithë aktorët e lojës, lojtarë, trajnerë dhe drejtues klubesh të kenë të gjithë informacionin e duhur mbi ndryshimet që janë bërë në Rregulloren e Lojës nga 1 Qershori. Pranë klubeve prezantimet po realizohen nga anëtarët e Komitetit të Arbitrimit si edhe nga vetë arbitrat, duke i dhënë mundësi të jenë më pranë klubeve. Kjo bëhet me qëllimin që të gjithë aktorët e përfshirë në garë të kuptojnë dhe të kenë një interpretim të unifikuar, në mënyrë që të shmangen keqkuptimet nga mungesa e informacionit.

Anëtarët e Komitetit të Arbitrimit dhe arbitrat kryesore sipas një kalendari të paracaktuar janë duke vazhduar me vizitat nëpër klubet e Superiores deri në Kategorinë e Dytë, dhe më pas do të informohen edhe ekipet e moshave në lidhje me ndryshimet në Rregulloren e Lojës.