Ndryshime në listën e U21, vijnë Vata dhe Hysenaj - FSHF

Ndryshime në listën e U21, vijnë Vata dhe Hysenaj

Federata Shqiptare e Futbollit ju bën me dije se lista e ekipit kombëtar të 21 vjeçarëve ka pësuar disa ndryshime pas zhvillimeve të fundit, ku portieri Gentian Selmani është grumbulluar me ekipin kombëtar A dhe vendin e tij në skuadër e ka marrë portieri i Erzenit, Elton Vata.

Një tjetër i grumbulluar nga trajneri Bushi, për këto dy ndeshje është Senad Hysenaj, që vjen nga Besa, duke marrrë vendin e Leonidas Rossi, i cili refuzoi grumbullimin për të zgjedhur U-21 e Greqisë.

Ditën e nesërme, e mërkurë, datë 20 Mars 2019, në orën 11:00 në stadiumin Elbasan Arena do të zhvillohet konferenca për shtyp me Giacomo Vrionin dhe Arbnor Muçolin, të cilët do të flasin për ndeshjet që Shqipëria U-21 do të luajë kundër Turqisë më 23 Mars në Elbasan Arena dhe 26 Mars ndaj Andorras në transfertë.