Mbremjen e se enjtes ne stadiumin Flamurtari te qytetit te Vlores eshte inaguruar impianti i ndricimit. Per here te pare ne historine e vet skuadra gati nje shekullore e Flamurtarit ka zhvilluar nje ndeshje me drita e cila ka startuar ne oren 20.30
Ky investim interesant ishte i Federates Shqiptare te Futbollit dhe Bashkise se Vlores
Inagurimi i dritave ne stadiumin Flamurtari u be nga Presidenti i Federates Shqiptare te Futbollit zoti Armand Duka dhe kryetari i Bashkise Vlore zoti Shpetim Gjika.
Pas prerjes se shiritit te dy personalietet kane pershendetur pjesmarresit ne stadium te cilet kishin ardhur jo vetem per takimin Flamurtari – Honved 0-1 por edhe nga kurioziteti dhe deshira per te perjetuar efektin e dritave.

















