Ndahet nga jeta Vangjel Capo, FSHF përcjell ngushëllimet - FSHF

Ndahet nga jeta Vangjel Capo, FSHF përcjell ngushëllimet

Federata Shqiptare e Futbollit ka mësuar me hidhërim të thellë ndarjen nga jeta të ish trajnerit të famshëm të skuadres së Apollonisë së viteve ’80-’90, Vangjel Capo. “Xhela” sic e thërrisnin të gjithë në qytetin e Fierit ka ndërruar jetë pas një sëmundje të rëndë.

Presidenti Armand Duka, me të mesuar lajmin, përcolli mesazhin e ngushëllimit për familjen e tij:” I hidhëruar për humbjen e njeriut të dashur të familjes tuaj, më lejoni që në emër të FSHF-së të shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta. Kontributi i tij për zhvillimin e futbollit në qytetin e Fierit do te vlerësohet gjithmonë. I paharruar qoftë kujtimi i tij”.

Vangjel Capo lindi në qytetin e Fierit me 6 dhjetor të vitit 1952 dhe nuk vinte rastësisht në botën e sportit pasi këtë gjë e kishte trashëguar nga tradita familjare. Ai ka pasur një karrierë të shkurtër si futbollist i pozicionuar në mbrotje dhe me pas i është perkushtuar studimeve te larta në Institutin e Lartë të Kulturës Fizike “Vojo Kushi” në Tiranë. Pas përfundimit të tyre, Vangjel Capos, ju besua drejtimi i Apolonisë, fillimisht në sezonet ’80-’81.


Duke kontrolluar karten...