Ne miqësoren e dytë të zhvilluar sot në Qendrën e Ekipeve Kombëtare të Bullgarisë, skuadra e përfaqësueses A të femrave në futboll u mund 0:3 nga Bullgaria. Në një terrën të ftohtë pas reshjeve të dëborës skuadra kombëtare e femrave kuqezi ka lënë shumë hapësira dhe për rjedhojë pësoi tre gola. Sidoqoftë dy takime miqësore me Bullgarinë (një fitore, një humbje) që vlejnë shumë për vijimin e punës me këtë grup vajzash të cilat po krijojnë një bazament shumë të mirë për të ardhmen. Skuadra do të vijojë punën në muajt e parë të vitit të ardhshëm punën me grumbullimet dhe miqësoret e radhës teksa në prill luan takimin zyrtar të radhës në Poloni, e vlefshme për eleminatoret aktuale të Europianit.

















