#MeTy, FSHF i bashkohet fushatës ndërgjegjësuese kundër dhunës dhe abuzimit ndaj vajzave dhe grave shqiptare - FSHF

#MeTy, FSHF i bashkohet fushatës ndërgjegjësuese kundër dhunës dhe abuzimit ndaj vajzave dhe grave shqiptare

Federata Shqiptare e Futbollit i bashkohet fushatës ndërgjegjësuese #METY kundër dhunës dhe abuzimit më të cilën përballen vajzat dhe gratë shqiptare. Kjo fushatë është ndërmarrë nga organizata “Të Ndryshëm & Të Barabartë” dhe Qendra për Veprim Social dhe Inovacion (KMOP), mbështetur financiarisht nga Bashkimi Evropian.

 

Në ndeshjet e kësaj jave të kampionatit, futbollistët do të mbajnë mesazhin #METY, për t’ju çuar sinjalin e duhur atyre që janë duke përjetuar dhunë, dhe për theksuar se nuk mund dhe nuk duhet të heshtin më. Duke përdorur sportin si mjet komunikimi, kjo nismë synon të ndërgjegjësojë veçanerisht tifozët, që asnjë formë dhune ndaj vajzave dhe grave nuk justifikohet.

 

Kjo fushatë do të nisë ditën e sotme, në ndeshjen e javës së 26 të Kategorisë Superiore, Kukësi-Partizani, që do të zhvillohet në orën 18:00 në stadiumin “Loro Boriçi”.