Mercedez Benz Cup 2019, Shqipëria U-17 humbet ndaj Anglisë - FSHF

Mercedez Benz Cup 2019, Shqipëria U-17 humbet ndaj Anglisë

Kombëtarja U-17 e drejtuar nga Elvin Beqiri ka filluar sot garën në Mercedes Benz Aegean Cup, duke u përballur me Anglinë, ndeshje e cila përfundoi me rezultatin 2-0 në favor të anglezëve.

Shqipëria U-17 ka zbritur në fushën e lojës me këtë formacion: Roko; Burgaj; Pjeshka; Preka; Tajari; Abazaj; Gjuzi; Dervishi; Papa; Kasemi; Mitaj(C). Pjesa e parë ka qënë shumë e luftuar me të dyja skuadrat që kanë zhvilluar një lojë shumë të mirë por është mbyllur me rezultatin 0-0. Pjesa e dytë ka filluar me gol, me anglezët që kanë shënuar në minutën e dytë të këtij fraksioni loje me anë të Lusala. Në minutën e 70-të anglezët dyfishojnë me anë të Delap. Rezultati nuk ndryshoj deri në fund panvarsisht reagimit nga kuqezinjtë e vegjël.

Rrugëtimi i 17 vjeçarëve në këtë kompeticion vazhdon ditën e nesërme, me ndeshjen që do të zhvillojnë me vendin organizator, Turqinë, në orën 12:00. Ndeshjen e parë në grup Turqia e luajti me Moldavinë, të cilën e mposhti me rezultatin 4-0.