Mercedez Benz Cup 2019, Shqipëria U-17 e mbyll turneun me fitore - FSHF

Mercedez Benz Cup 2019, Shqipëria U-17 e mbyll turneun me fitore

Kombëtarja shqiptare e futbollit, mosha U-17 e drejtuar nga trajneri Elvin Beqiri, ka fituar me rezultatin 2-1 ndaj Moldavisë në ndeshjen e fundit të turneut “Mercedez Benz Cup 2019” që po zhvillohet në Turqi.

Shqipëria e filloi ndeshjen me këtë formacion: Bekteshi, Burgaj, Preka, Gjuzi, Dervishi, Papa, Kasemi, Mitaj (c), Pengu, Doko, Dervishi. Pjesa e parë përfundoi me rezultatin e bardhë 0-0, me të dyja ekipet përfaqësuese që zhvilluan një lojë të fortë por pa arritur te goli. Në pjesën e dytë, kuqezinjtë kanë gjetur rrjetën e portierit kundërshtar dy herë,  në minutën e 56-të ka qenë Ilir Gjuzi, i cili ka shënuar për Shqipërinë dhe në minutën e 58-të, me një gol të shënuar shumë bukur nga goditja e dënimit nga kapiteni i U-17, Mario Mitaj. Për moldavët ka shënuar Frate në minutën e 82-të.

Ky është bilanci i Shqipërisë U-17, në këtë turne:

14 Janar, Angli 2-0 Shqipëri
15 Janar, Turqi 3-1 Shqipëri
17 Janar, Moldavi 1-2 Shqipëri