Mbyllet me sukses kupa "Pavarësia" e organizuar nga FSHF Durrës dhe shoqata "Vllaznimi" - FSHF

Mbyllet me sukses kupa “Pavarësia” e organizuar nga FSHF Durrës dhe shoqata “Vllaznimi”

FSHF Zyra Rajonale Durrës në kuadër të festave të Pavarësisë dhe Çlirimit të vendit ka organizuar kupën “Pavarësia”, në bashkëpunim me shoqatën “Vllaznimi”.

Në këtë aktivitet mbarëkombëtar kanë marrë pjesë plot 45 skuadra futbolli të moshës U-9 & U-11. Ekipet ishin nga Shqipëria, Maqedonia, Kosova, Novi Pazar dhe Bosnja. Emocionet ishin të mëdha sidomos kur të gjithë kënduan njëzëri himnin kombëtar të Shqipërisë. Bukurinë këtij organizimi ia shtuan edhe 4 ekipet e femrave që merrnin pjesë në këtë turne.

Pjesëmarrja në këtë aktivitet ishte shumë e mirë, prindërit, bashkëmoshatarët dhe sportdashësit përkrahnin fëmijët e vegjël në përballjet e tyre për të fituar garën. Të ftuar në kupën “Pavarësia” ishin Prefekti i qytetit të Durrësit, z. Roland Nasto, ish-ambasadori i Bosnje-Hercegovinës në Shqipëri, z. Muharrem Zejnullahu dhe konsulli z.Fiqiri Kllari. Në fund të aktivitetit ekipeve pjesëmarrëse iu dhurua nga një kupë simbolike dhe certifikatë mirënjohje.