Mbledhje e zakonshme në FSHF me arbitrat dhe asistentët - FSHF

Mbledhje e zakonshme në FSHF me arbitrat dhe asistentët

Federata e Futbollit thirri sot mbledhjen e radhës me arbitrat dhe asistentët e angazhuar në Kategorinë Superiore. Në këtë mbledhje ishte i pranishëm Sekretari i Përgjithshëm Ilir Shulku dhe Presidenti i Shoqatës së Arbitrave Tahir Kastrati dhe sektori i Arbitrimit.
Në mbledhje janë diskutuar çështje të arbitrimit të ndeshjeve të Kampionatit Kombëtar dhe nevoja për një përqëndrim maksimal të të gjitha hallkave dhe nje punë më të madhe për mirë-administrimin e tyre.