Mbledhja e KE, ja vendimet - FSHF

Mbledhja e KE, ja vendimet

Sot në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit u zhvillua mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv. Nën drejtimin e Presidentit Armand Duka, Komiteti Ekzekutiv ka diskutuar dhe miratuar të gjithë materialet e propozuara nga Departamentet e ndryshme në FSHF.

Më pas janë diskutuar dhe debatuar shumë pika të rendit të ditës, si edhe janë miratuar ristrukturimet në organigramën e FSHF dhe strategjia e Futbollit të femrave e përgatitur nga Sektori përkatës pas konsultimeve me UEFA-n.

Pikë tjetër diskutimi ishte dhe projekti më i ri i FSHF, Futbolli 5×5, për të cilin Federata do të nxisë krijimin e një kampionati kombëtar dhe ka krijuar një strukturë në Federatë për të ndjekur këtë synim ambicioz.

Në mbledhjen e sotme u vendos për fillimin nga sezoni 2020-2021 i kampionateve kombëtare U-13 dhe U-21 si dhe është marrë vendimi për nisjen e procesit për hartimin e strategjisë 2020-2025.