MBI TË DREJTËN TELEVIZIVE TE TRANSMETIMIT PËR KATEGORINË SUPERIORE TË FUTBOLLIT SHQIPTAR - FSHF

MBI TË DREJTËN TELEVIZIVE TE TRANSMETIMIT PËR KATEGORINË SUPERIORE TË FUTBOLLIT SHQIPTAR

Federata Shqiptare e Futbollit kërkon të risjellë edhe një herë në vëmendje të opinionit publik, që pak muaj më parë shpalli hapjen e tenderit për të drejtën TV të ndeshjeve të Kategorisë Superiore. Më pas Komiteti Ekzekutiv, shpalli fitues kompaninë “DIGITALB” e cila kishte paraqitur ofertën më të mirë për marrjen e këtyre të drejtave.
Këtë të drejtë TV të kampionatit kombëtar të Kategorisë Superiore, FSHF e ushtron në emër të klubeve, të cilat janë edhe përfitueset direkte të 100% të të ardhurave që arkëtohen nga kompania fituese, në rastin konkret, nga Digitalb.
E gjithë shuma u ndahet vetëm klubeve pjesëmarrëse, sipas kritereve të përcaktuara.
Kjo është një praktikë standarte e UEFA-s, e ndjekur njësoj si për të drejtat TV të Champions League, apo Europa League, por edhe në shumë Liga europiane të futbollit.
Përtej zhurmuesve të vazhdueshëm dhe të pashpjegueshëm, FSHF thekson që oferta e paraqitur nga RTSH ishte disa herë më e vogël nga propozimi tjetër, për të cilën është vënë në dijeni edhe vetë RTSH, në cilësinë e ofertuesit .
Nuk është aspak etike që RTSH të disinformojë publikun për praktika të tilla të standarteve europiane, mbi bazën e të cilave
FSHF operoi plotësisht në tenderin e së drejtës TV.