Luhet të enjten finalja e Kupës së Shqipërisë për femra - FSHF

Luhet të enjten finalja e Kupës së Shqipërisë për femra

Finalja e Kupës së Shqipërisë për femra do të luhet ditën e enjte (30 korrik) në stadiumin “Elbasan Arena”.

Sfida Vllaznia – Apolonia do të nisë në ora 19:00 dhe do të përballë dy prej skuadrave më të mira këtë sezon në futbollin e femrave.

Vllaznia, e cila u shpall kampione e Shqipërisë për të shtatin vit radhazi pak javë më parë, erdhi në këtë finale pasi mposhti në gjysmëfinale Juban Danjën me rezultatin 5-1.

Ndërsa, Apolonia eliminoi në katërshe Tirana AS, duke triumfuar me rezultatin e thellë 6-0. Skuadra fierake u rendit e dyta në kampionatin e futbollit për femra që sapo u mbyll.