Luhen ndeshjet e javës së 11-të të Kampionatit për Femra - FSHF

Luhen ndeshjet e javës së 11-të të Kampionatit për Femra

Janë zhvilluar sot ndeshjet e javës së 11-të të Kampionatit për Femra në futboll. Në pesë takimet e zhvilluara spikat fitorja e thellë e Apolonisë me rezultatin 17-0 ndaj Maliqit, ku protagoniste kryesore ishin Goro dhe Iljadhi, të cilat realizuan nga 5 gola secila.

Tirana AS mposhti me rezultatin 4-1 Juban Danjën, ndërsa Kinostudio regjistroi një tjetër rezultat të thellë, pasi mundi me shifrat 11-1 Dajtin. Teuta mundi me vështirësi Bilisht Sportin 1-0.
Në takimin më të rëndësishëm të kësaj jave, Vllaznia triumfoi ndaj AAS me rezultatin 7-1 dhe vazhdon të kryesojë kampionatin me 33 pikë të grumbulluara pas 11 javësh.

Në vendin e dytë renditet Apolonia me 28 pikë, që vazhdon të mbajë hapur garën për titull.
Kujtojmë se kjo ishte java e dytë e ndeshjeve të Kampionatit për Femra që u luajt pas rifillimit të kampionatit. Ndeshjet e javës së 10-të të luajtura të shtunën e kaluar (datë 6 qershor) ishin të parat që pas ndërprerjes së shkaktuar nga pandemia Covid-19.

Kampionati i Femrave / Java 11

Apolonia – Maliqi 17 – 0
KF Teuta – Bilisht Sport 1 – 0
Tirana AS – Juban Danja 4 – 1
Kinostudio – Dajti 11 – 1
Vllaznia – AAS 7 – 1