"Loro Borici" stadium i Kombetares ?! - FSHF

“Loro Borici” stadium i Kombetares ?!

Stadiumi i qytetit te Skodres “Loro Borici” mund te jete ne te ardhmen qendra e ndeshjeve per ekipin Kombetar te Shqiperise.

Ne nje takim qe eshte zhvilluar ne Bashkine e qytetit verior eshte rene dakord ne parim qe Shkodra te jete sa me shpejt e gatshme per te pritur ndeshjet zyrtare e miqesore te kuqezinjve tane.

Kjo gje do te arrihet ne baze te nje bashkepunimi midis Federates Shqiptare te Futbollit, Bashkise Shkoder dhe Pushtetit Qendror.

Baza per punen qe pritet te filloje eshte nje projekt rikonstruksioni i tribunes qendrore e cila eshte mjaft e amortizuar dhe nuk ploteson  asnje kusht te vendosur nga UEFA dhe FIFA per zhvillimin e takimeve nderkombetare.

Gjithcka  brenda kesaj strategjie ndodh sepse Stadiumi Kombetar eshte planifikuar te shembet per te ndertuar nje impiant te ri keshtu qe Shkodra eshte me e mundshme per nje gje te tille.