Luigi Febbrari – Përgjegjës i përgatitësve atletik të ekipeve kombëtare
Propozoj disa reflektime që shpresoj se mund të jenë të dobishme për të favorizuar një rrugëtim rritjeje për ata që duan të ndërmarin karrierën e futbollistit.
Java e gjashtë:
Unë mendoj se është e nevojshme që t’i rezervojmë një vëmendje të shkurtër të rinjve që afrohen me futbollin, ku për ata nuk është ende një profesion. Pritshmëritë qysh në hapat e parë janë të mëdha, pra cdokush menjëherë mendon në drejtim të karrierës, pa harruar faktin që familja ka një rol kryesor në motivimin që e afron një të ri me futbollin.
Flitet për rolin e familjes, kur ekziston rreziku për të parë tek fëmija kampionin e ardhshëm me avantazhe ekonomike, ose mbase, për të dalë nga anonimati ose për të marrë kënaqësi shumë të mëdh. Nuk është mirë për t’u pranuar, por ka edhe prindër që e identifikojnë sportin si një sistem të përshtatshëm për “rregullimin” e fëmijëve.
Për fat të keq ekziston edhe rreziku për të pasur trajnerë të nivelit të ulët që trajnojnë fëmijët e duke shtrembëruar formimin e tyre tekniko-taktik.
Një trajner që fiton gjithçka me të rinjtë ndoshta nuk ka punuar mirë për të ardhmen e djemve të tij por për të tijën.
Nuk është një rastësi, që klubet më të afirmuara janë gjithmonë në kërkim të trajnerëve dhe drejtorëve të sektorëve të të rinjve me një nivel të mirë të njohurive të përgjithshme dhe aftësive të larta teknike.
E kanë kuptuar që ka një problem me figurën e trajnerit para lojtarit të ri, pasi trajneri do të jetë gjithmonë për një të ri një model edukativ. Loja duhet të jetë motivi kryesor sepse sjell gëzim, argëtim dhe konkurrencë. Aktiviteti rekreativ do të lidhet me garën që mund të jetë një moment edukativ për t’u trajnuar, duke shprehur dëshirat ose tensionet që nuk do të kishin asnjë mundësi tjetër për t’u shprehur. Loja e futbollit në vetvete nuk është thjeshtë një çlirim i energjive. Nuk mund ta përkufizojmë në këtë mënyrë pasi është shumë komplekse, ku përfshihën koncepte si sjellja, mendimet dhe kanë nevojë për mësime të vyera që të motivohen në stërvitjen e tyre.
Përgatitjet mbi futbollin fillojnë që në klasën e parë të shkollës, duke u mësuar me rregullat e lojës. Le të përpiqemi të analizojmë përmbajtjen e përgjithshme të proceseve arsimore:
– Futbolli është një sport social
– Futbolli të largon nga paragjykimet sociale
– Përmes futbollit, fëmijët mësohjnë të respektojnë rregullat
– Futbolli promovon zhvillimin strukturor si sportet e tjera sepse vepron në hormonin e rritjes
– Futbolli përdor metabolizmin, pra siguron një rritje më të ekuilibruar të sistemeve kardiovaskulare
– Sa i përket zhvillimit të cilësive fizike, vëmendja e koordinimit, forcës, qëndrueshmërisë së shpejtësisë dhe lëvizjes së përbashkët që mund të mbahen nën kontroll në fazat e ndryshme të rritjes me vlerësime antropometrike nuk mungojnë.
Në grupmoshat e ndryshme, stërvitjet me të njëjtën lojë duhet të kenë ngarkesë të përcaktuar për të mos i dëmtuar të rinjtë, veçanërisht në moshën para pubertetit, përballë stërvitjeve me intensitet të lartë me ushtrime presioni dhe ushtrime në fusha shumë të mëdha. Prandaj do të jetë e dobishme për ti përshtatur masa të reduktuara në mënyrë që të lehtësohet stërvitja duke e alternuar me topin për të shmangur stresin kardio-vaskular.
Programet e trajnimit duhet të kenë një periodizim afatgjatë.
Përse fëmijët gabojnë gjatë lojës?
1. mbase sepse akoma nuk kanë arritur një koordinim specifik të përshtatshëm?
2. sepse qasja metodologjike nuk është e përshtatshme?
3. sepse ekziston një mbingarkesë e propozimeve?
4. sepse trajnerët nuk janë përgatitur në mënyrë të përshtatshme për grupmoshat e ndryshme?
5. ndoshta sepse ka pasur një qasje në fazat e mëvonshme shumë shpejt?
Përsëritja e gabimit mund të shkaktojë një proces jo të nevojshëm të vetëdijes për paaftësi. Por metodat që dihen janë vetëm ato të të mësuarit duke bërë, gjë që hap një kapitull intrigues, që ka angazhuar shumë shkolla të mendimit ndër vite.
Një djalë 14-vjeçar, 180 cm i gjatë që peshon 80 kg nuk është i rritur pavarësisht se ka të njëjtat matje me një të rritur. Ne mund ta konsiderojmë atë si një kamion me motorin e një makine të shërbimeve. Mund ta imagjinoni stresin jonormal që pësojnë organet e brendshme të këtij djali me stërvitje të një futbollisti të pjekur.
Nëse ne i aftësojmë të rinjtë në moshën para pubertetit, këto ndryshime strukturore nuk ndodhin gradualisht. Në fakt rritja strukturore është e fortë në të dy fazat që i paraprijnë shfaqjes së pubertetit ”.
Rëndësia e jashtëzakonshme e rritjes psikologjike, ku sipas studimeve të reja, zhvillohet paralelisht me rritjen strukturore. Në periudhën para pubertetit, nuk është për tu lënë pas dore zhvillimi dhe ndikimi hormonal, ku efektet anësore mund të shkaktojnë një largim dhe mbase një braktisje të lojës së futbollit.
Në alternimin e këtyre fazave (para dhe pas pubertetit), kjo grupmoshë duhet të rritet përmes trajnimit teknik, falë një pjekurie të përshtatshme të sistemit nervor qendror, me asimetri segmentale të cilat e sprovojnë këtë grupmoshe.
Hyjmë në fazën delikate ku bazat e teknikës duhet të zbatohen pra të aplikohen.
Pikërisht jemi në atë periudhë kur lojtarët e rinj kanë filluar të provojnë se cila do të jetë e ardhmja e pritshmërive të tyre. Tani më shumë se kurrë trajneri do të ketë një rol kryesor.
Tek djemtë ekziston një dëshirë e fortë të ndihen të sigurtë për atë që po mësojnë.
Përfundimet:
Ne trajnerët – mësuesit dhe prindërit jemi përgjegjës për rritjen e lojtarëve të rinj që marrin pjesë në një lojë dhe përgatiten për një karrierë të mundshme.
Këto figura që u kushtojnë fëmijëve të tyre kohën e lirë, janë padyshim një pikë referimi, po e përsëris, me përgjegjësi të madhe për trajnimin e ardhshëm të këtyre të rinjve, duke i ndihmuar ata të kuptojnë rëndësinë e dijes dhe sesi të kombinojnë studimin me sportin.
Nuk duhet të harrojmë që “puna kryesore” e fëmijëve tanë mbetet shkolla, sepse nëse nuk bëhen kampionë në futboll, shkolla mund t’i ndihmojë ata të bëhen kampionë në jetë.
E mbyllim këtë rubrikë me gjashtë leksione me një fjali të Cesar Luis Menotti
“Nuk ka forcë më të madhe në fushë sesa truri”
Edy Reja
Luigi Febbrari

















