Lind Liga Profesioniste, Edvin Libohova zgjidhet Kryetar - FSHF

Lind Liga Profesioniste, Edvin Libohova zgjidhet Kryetar

Ditën e sotme në ambjentet e Federatës Shqiptare të Futbollit, është mbajtur mbledhja midis FSHF-së dhe klubeve për krijimin e Ligës Profesioniste. Më poshtë disa cështje që u diskutuan gjatë themelimit të Ligës:

  1. Prezent ishin përfaqësuesit ligjor dhe përfaqesuesit me procurë të klubeve të Kategorisë Superiore. Mungonte përfaqesuesi i KF Tirana;
  2. Prezent ishte edhe Presidenti i FSHF z.Duka dhe zv/Presidenti z.Libohova;
  3. U diskutua mbi natyren e anëtarësisë dhe mënyrën e fitimit dhe humbjes. U ra dakord se parimi për anetarësimin në Ligë do të jetë merita sportive. Vetem klubet që për shkak të meritës sportive, janë të renditur në 10-shen e parë, do të jenë anetarë të Ligës. Klubet që për shkak të merites sportive, bien nga kjo kategori, do ta humbasin automatikisht anëtarësinë.
  4. Nga Partizani dhe Teuta, u propozua që kryetar të zgjidhet z.Libohova si fillim. Te gjithë të pranishmit ishin dakord unanimisht.
  5. Pas regjistrimit në gjykatë Liga do të bëjë kërkesë për anëtarësim në FSHF, kërkesë e cila do të shqyrtohet në Asamblenë e rradhës;
  6. U diskutua mbi mundësine që Liga të krijojë komisionet e veta disiplinore. Kjo gjë, sipas Ligjeve të Lojes së IFAB dhe Statutit te FIFA-s nuk lejohet. Për këtë arsye, Presidenti Duka propozoi që liga të ketë të drejtën për të emëruar anëtarë në komisionet e arbitrimit dhe ato të disiplinës. Kjo me qëllim që të jetë e përfaqësuar në vendimarrje. Po ashtu, Presidenti i ftoi të gjithë anetarët që nqs kanë propozime për ndryshime në Kod dhe Rregullore;
  7. Presidenti i Teutës z.Edmond Hasanbelliu diskutoi mbi nevojën e pavarësisë ekonomike dhe politike të Ligës nga FSHF duke respektuar detyrimet që cdo anëtar ka . Z.Libohova tha se do të filloje nga puna për ti siguruar Ligës të ardhura ekonomike të cilat do të vijnë nga transferimi i kontratës së të drejtës televizive nga FSHF tek Liga si dhe nga kontrata të tjera sponsorizimi;
  8. Me tej u diskutua mbi mënyrën e akomodimit të selisë së Ligës në një ambjent të përshtatshëm për të gjithë anëtarët si dhe për një draft fillestar për administratën e Ligës.
  9. Të gjithë anëtarët ranë dakord që drafti aktual i statutit është i natyrës së përgjithshme, me qellim regjistrimin fillestar të Ligës në gjykate dhe ai mund të amendohet në cdo kohë.
  10. U diskutua mbi hapat e mëtejshem që Liga duhet të ndërmarri në marëdheniet me FSHF. Presidenti Duka propozoi që të gjitha ceshtjet me natyrë teknike, të zgjidhen nëpërmjet një marëveshje kuadër midis dy institucioneve.

Duke kontrolluar karten...