LIÇENSOHET STADIUMI “REDI MALOKU”, KOMISIONI PËRKATËS MERR VENDIMIN FINAL - FSHF

LIÇENSOHET STADIUMI “REDI MALOKU”, KOMISIONI PËRKATËS MERR VENDIMIN FINAL

Sot, më 23 Gusht 2018, në zyrat e FSHF-së, është mbledhur Komisioni i Licensimit të Klubeve (KLK) me kuorumin e domosdoshëm në përputhje me Rregulloren e Licensimit të Klubeve për shqyrtimin e dokumentacionit të Klubit Kastrioti Kruje, të cilët kanë aplikuar për: Licensimin e Stadiumit “Redi Maloku” Fushe-Krujë, për të zhvilluar në këtë stadium ndeshje të kategorisë Superiore, për sezonin 2018-2019. Pas shqyrtimit të informacionit paraqitur nga Sektori i Licensimit shoqëruar me dokumentat dhe evidencat përkatëse foto dhe video, si dhe konkluzionet e ekspertit të kriterit te Infrastrukturës, Komisioni pasi bëri vlerësimet e nevojshme nxori konkluzionet e tij dhe pasi vlerësoi të gjithë dokumentacionin e paraqitur nga sektori i licensimit, konstatoi se në Stadiumin “ Redi Maloku” Fushe Krujë janë kryer punimet e nevojshme dhe për këtë arësye vendosi që stadiumit “Redi Maloku” në Fushë-Krujë i lëshohet Liçensa për zhvillimin e ndeshjeve te Kategorisë Superiore për sezonin 2018- 2019.


Duke kontrolluar karten...