Licensimet, FSHF zhvillon takime dypalëshe me klubet - FSHF

Licensimet, FSHF zhvillon takime dypalëshe me klubet

Sektori i Licensimeve në Federatën Shqiptare të Futbollit është duke kryer takime dypalëshe me klubet kandidate për pjesëmarrje në kompeticionet e UEFA-s dhe FSHF-së për sezonin 2019-2020.

Këto takime, ku përfaqësuesit e klubeve kandidate takohen me drejtuesin e sektorit të licensimeve dhe ekspertët e kritereve, bëhet me qëllim për të parë situatën e tyre dhe për ti asistuar sëbashku me ekspertët në plotësimin e dokumentacionit të kërkuar për të pestë kriteret, duke filluar me kriterin sportiv, atë infrastrukturor, administrativ, ligjor dhe financiar.

Procesi i licensimeve për katër kriteret e parë duhet të përmbyllet deri më 28 Shkurt 2019, ndërsa për kriterin financiar që është edhe pika më e rëndësishme në dhënien e lincensës, duhet të përfundojë brenda datës 31 Mars 2019.