Sektori i edukimit dhe i liçensimit pranë FSHF ka bërë me dije sot, datat e rinovimeve të liçensave për nivelet përkatëse, për të gjithë trajnerët. Një komunikim të tillë, vetë shefi i sektorit, z.Astrit Maçi ia përcolli edhe trajnerëve dhe zyrtarëve të klubeve të Kategorisë së Parë prezent, në përfundim të hedhjes së shortit për Kategorinë e Parë, për edicionin 2018-2019. Rinovimet e liçensave janë të domosdoshme në një kohë që, sipas programit përkatës, për mundësimin e rinovimit secili prej trajnerëve do të frekuentojë dy ditët e kursit (15 orë) në ambjentet e Shkollës së trajnerëve në Kamëz. Më poshtë edhe programi i plotë:
Për rinovimin e Liçensës B
1. Datë 27-28 gusht 2018, ora 09:00, në Qendrën Stërvitore të Ekipeve Kombëtare, Kamëz.
Për rinovimin e Liçensës A
2. Datë 29-30 gusht 2018 ora 09:00, në Qendrën Stërvitore të Ekipeve Kombëtare, Kamëz.
Për rinovimin e Liçensës Pro
3. Datë 30 gusht-01 shtator 2018 ora 09:00, në Qendrën Stërvitore të Ekipeve Kombëtare, Kamëz.

















