Licensa UEFA B për zonën e veriut, për herë të parë po zhvillohet në Shkodër - FSHF

Licensa UEFA B për zonën e veriut, për herë të parë po zhvillohet në Shkodër

Sektori i Edukimit pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, po zhvillon kursin UEFA B. Ky kurs këtë vit zhvillohet për herë të parë edhe për zonën veriut të Shqipërisë, në qytetin e Shkodrës.

Licensa UEFA B këtë vit kalendarik është afruar edhe për sezonin e jugut të Shqipërisë, me kurset që janë zhvilluar në qytetin e Fierit. Kursi zhvillohet nën koordinimin e profesor Astrit Maçit, Alban Tafajit, Edmond Gëzdarit por edhe lektorëve të tjerë për tema specifike. Kursantët ndjekin leksionet nga data 21 tetor deri në 30 nëntor, ku të gjithë prekin një program të detajuar teorik dhe praktik dhe në fund do ti nënshtrohen provimit për marrjen e Licensës.

Kursi për zonën e veriut u vendos në Shkodër, për të qënë pranë trajnerëve dhe për afërsi gjeografike.
UEFA B do të zhvillohet në 3 etapa:
Etapa e parë, 21 tetor-27 tetor
Etapa e dytë, 4 nëntor-9 nëntor
Etapa e tretë, 20 nëntor-30 nëntor