Lajm i hidhur për komunitetin e medias sportive, ndahet nga jeta Kosta Grillo - FSHF

Lajm i hidhur për komunitetin e medias sportive, ndahet nga jeta Kosta Grillo

Një lajmi i trishtë për komunitetin mediatik dhe sportdashësit shqiptarë ka ardhur sot nga Turqia. Gazetari dhe komentatori i njohur sportit, Kosta Grillo, është ndarë nga jeta. Grillo ndodhej i shtruar prej disa javësh në një spital turk pasi ishte infektuar me Covid-19 dhe nuk ia doli dot të fitonte këtë betejë.

Pas mësoi lajmin edhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka reaguar, duke i shprehur ngushëllimet familjarëve të Kosta Grillos për këtë humbje të madhe.

“I dhimbshëm lajmi për ndarjen nga jeta të gazetarit e komentatorit të mirënjohur sportiv, Kosta Grillo, cili nuk ia doli dot të fitojë betejën me Covid-19. Një personazh mjaft i dashur për sportdashësit shqiptarë, të cilët për vite me radhë kanë përjetuar emocionet e ndeshjeve nga ekrani i televizorit me komentin e Kostës. Dua t’i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Grillo, të afërmve dhe miqve të tij. I paharruar qoftë kujtimi i tij. U prehtë në paqe!”, – shkruan Presidenti Duka në një postim në rrjetet sociale.

Kosta Grillo ka punuar për shumë vite si komentator i ndeshjeve të futbollit fillimisht në RTSH, por edhe në televizione të tjerë më pas. Ai gjithashtu ka kontribuar edhe në median shqiptare me artikuj të shumtë si gazetar.


Duke kontrolluar karten...