Laçi fitoi ndeshjen e play off-it ndaj Flamurtarit e vlefshme për kampionatin “Abissnet Superiore”. Kurbinasit triumfuan në stadiumin e tyre me rezultatin 3-1 duke siguruar qëndrimin në elitë.
Ndeshja nisi e qetë me skuadrat që qarkullonin topin në mesfushë. Rasti i parë i rrezikshëm u regjistrua në minutën e 11-të ku Sobowale goditi shtyllën.
Kur gjithçka po përfundonte 0-0, në fundin e pjesës së parë kurbinasit morën avantazhin. Kryeziu pasoi saktë nga goditja standarte për William Cordeiro i cili mposhti portierin me gjuajtjen e tij.
Fraksionin i dytë nisi më mirë për Flamurtarin që barazoi rezultatin në minutën e 63-të. Futbollisti i Laçit Dajko realizoi një autogol.
Koha e rregullt përfundoi 1-1 dhe gjithçka u vendos në shtesë, aty ku Laçi realizoi dy gola. William Cordero shndërroi në gol një penallti në të 109-ën ndërsa Mjaki trefishoi rezultatin në minutën e 117-të.
Në fund ndeshja u mbyll 3-1 për Laçin që siguroi qëndrimin në kampionatin “Abissnet Superiore”. Ndërsa Flamurtari sezonin e ardhshëm do të luajë sërish në Kategorinë e Parë.

















