Labëria shpallet kampione e Kategorisë së Tretë - FSHF

Labëria shpallet kampione e Kategorisë së Tretë

U luajt sot në Qendrën Sportive Kamëz ndeshja Labëria-Kinostudio, ndeshje kjo e vlefshme për javën e fundit të Kategorisë së Tretë, e cila ka përfunduar me rezultatin 2-2. Me këtë rezultat ekipi i Labërisë është shpallur edhe kampioni i kësaj kategorie për sezonin 2019-2020, duke siguruar dhe ngjitjen një kategori më lart për sezonin e ardhshëm.

Me Labërinë që është shpallur kampion, në Kategorinë e Dytë sezonin e ardhshëm, do të luajë dhe Bulqiza që e mbylli kampionatin në vendin e dytë. Valbona e vendit të tretë do të luajë në play-off me fitueset e play-out të Kategorisë së Dytë për të siguruar ngjitjen një kategori më lart.

Pas përfundimit të ndeshjes u zhvillua dhe ceremonia e dorëzimit të trofeut të ekipit kampion, nga ish-futbollisti z. Bedri Omuri.