Kursi i video-analistit, vijon regjistrimi i pjesëmarrësve në FSHF - FSHF

Kursi i video-analistit, vijon regjistrimi i pjesëmarrësve në FSHF

Edhe pak ditë kanë mbetur nga starti i kursit për video-analistë të futbollit, që organizohet nga FSHF.

Është një risi absolute që vjen për të gjithë të interesuarit që duan të bëhen pjesë e botën e futbollit përmes profesionit të video-analistit, që po bëhet çdo e më shumë i nevojshëm për një klub futbolli.

Ky kurs është i hapur për të gjithë personat të cilët kanë mbushur moshën madhore, ndërkohë që vijon të jetë i hapur regjistrimi për të gjithë të interesuarit.

Një profesion që është gjithnjë e më i dobishëm për stafin: video-analisti është personi që mbledh çdo lloj informacioni apo statistike për punën e skuadrës, trajnerit dhe drejtuesve. Dhe në çdo staf dinjitoz, kjo figurë është themelore për të pasur një avantazh ndaj kundërshtarit.

Kursi do të zhvillohet duke filluar nga datat 14 e deri më 24 shtator. Nga 14 shtatori në Shtëpinë e Futbollit (ose në stadiumin “Air Albania”) në Tiranë, do të mbahen kurse që do të trajtojnë të gjitha çështjet që lidhen me analizën e futbollit: taktikat, përdorimin e videove, analizën e të dhënave dhe trajnimit.
Kursantët do të kenë në dispozicion një llogari në Wyscout, që është platforma më e madhe në botë për të dhëna mbi lojtarët dhe skuadrat në botë, për të nisur prezantimin në botën e analizave të profesionistëve.

Projekti i Departamentit të Analizës, Skautizmit dhe Inovacionit në Federatën e Futbollit filloi sezonin e kaluar dhe së shpejti do të rinisë nga puna me krijimin e kursit të parë të hapur për të gjithë, ku do të ketë edhe lehtësira për femrat dhe studentët universitarë.

Të investosh në arsimimin e video-analistëve do të thotë të investosh në të tashmen dhe në të ardhmen e futbollit shqiptar: falë kësaj figure, jo vetëm trajnerët, por mbi të gjitha klubet, do të kenë në dispozicion më shumë informacione për të marrë vendimet e tyre më të rëndësishme, si për ndeshjet ashtu edhe për merkaton.

Pikërisht për këtë arsye, në projektet e FSHF-së është edhe përfshirja e video-analistëve në stafin e çdo klubi të Kategorisë Superiore dhe në të gjitha ekipet kombëtare, si për meshkuj, ashtu edhe për femra. Personat e interesuar mund të dërgojnë një email interesimi në adresën e e-mailit: analysis@fshf.al.