Kursi UEFA C do të zhvillohet në tetor 2020 - FSHF

Kursi UEFA C do të zhvillohet në tetor 2020

Sektori i Edukimit pranë FSHF-së njofton të gjithe kursantët e “UEFA C” se leksionet dhe orët e praktikës së kësaj licence do të zhvillohen në muajin tetor 2020, pikërisht në datat 5-24 tetor.

Ky kurs i planifikuar në fillim të vitit kalendarik të zhvillohej në muajin nëntor, është afruar me një periudhë 1 mujore, ku orët mësimore do të jenë sipas programit plot 60 orë.

Gjithashtu në këtë licencë përfshihën edhe kursantët e planifikuar për qytetin e Fierit.