Federata e Futbollit liçenson drejtorët e rinj sportivë, në edicionin e shtatë të këtij kursi - FSHF

Federata e Futbollit liçenson drejtorët e rinj sportivë, në edicionin e shtatë të këtij kursi

Pas një kursi intensiv të përditshëm, mes datave 4-24 dhjetor, janë diplomuar 16 kursantë pjesëmarrës në edicionin e shtatë të kursit për “Drejtor Sportiv”, të cilët kanë marrë edhe kartën e liçensimit.

Të gjithë kursantët kanë ndjekur seancat e këtij kursi për të gjitha pikat që fokusojnë pozicionin e Drejtorit Sportiv. Diplomat për drejtorët sportivë, janë shpërndarë nga drejtuesit e sektorit të Edukimit në FSHF, Astrit Maçi dhe Alban Tafaj.

Po kështu, Drejtorëve Sportivë në këtë kurs u janë vënë në dispozicion të gjitha materialet e liçensimit.