Kupa e Shqipërisë U-19 / Tirana - Shënkolli, finalja e madhe - FSHF

Kupa e Shqipërisë U-19 / Tirana – Shënkolli, finalja e madhe

Janë luajtur ditën e sotme ndeshjet gjysëm finale të Kupës së Shqipërisë për moshën nën 19 vjeç, ndeshje të cilat janë zhvilluar në Qendrën Sportive Kamëz.

Vllaznia-Shënkolli ishte çifti i parë gjysëm finalist, një Derbi i Veriut që ka nxjerrë fitues skuadrën e Shënkollit falë goditjes së penalltive, duke triumfuar 4-5. Çifti i dytë gjysëm finalist ishte ai ndërmjet Tiranës dhe Dinamos, dhe kjo një tjetër derbi, me dy skuadrat kryeqytetase që kërkonin finalen. Ka triumfuar Tirana që ka gjetur rrugën e rrjetës tre herë, me Stafën që ka shënuar dy herë në pjesën e parë, respektivisht në minutën e 28′ dhe 36′. Goli i tretë që vendosi dhe shifrat finale u shënua nga Elezi në minutën e 65′. Finalja Tirana-Shënkolli duket si një përsëritje e finales së U-17 të zhvilluar sezonin e shkuar, me kryeqytetasit që triumfuan 1-0 falë golit të Stafës.

Finalja e madhe do të luhet ditën e mërkurë, datë 19 Shkurt 2020.