Kupa e Shqipërisë U-17 & U-19, ndeshjet e 1/4 - FSHF

Kupa e Shqipërisë U-17 & U-19, ndeshjet e 1/4

Sektori i Garave pranë Federatës së Futbollit ka përcaktuar kalendarin dhe ndeshjet e turit të 1/4 të Kupës së Shqipërisë për vitin 2020, pas sfidave të 1/8 të zhvilluar në datat 24-26 janar 2020. Këto ndeshje do të zhvillohen në datat 31 janar dhe 1 shkurt 2020 në qendrën sportive në Kamëz dhe në Pezë Helmës.

Sipas rregullores për përcaktimin e çifteve gjysëmfinaliste, të hënën ora 11:00 në FSHF do të hidhet një short i lirë ndërmjet 4 skuadrave të kualifikuara nga turi 1/4, për U-17 & U-19.  4(katër) skuadrat e kualifikuara do të jenë të vendosura në një vazo, 2(dy) skuadrat që do të përzgjidhen të parat nga shorti i lirë do përcaktojnë çiftin e parë si dhe 2(dy) skuadrat që do të përzgjidhen të dytat nga shorti i lirë do të përcaktojne çiftin e dytë për gjysëm finalistin e Kupës së Shqipërisë për U-17 dhe U-19.

Më poshtë sipas skemës do të gjeni kalendarin e plotë të përballjeve, orareve dhe vendodhjes: