Kupa e Shqipërisë U-17 & U-19, përcaktohen skuadrat, ndeshjet dhe rregullorja - FSHF

Kupa e Shqipërisë U-17 & U-19, përcaktohen skuadrat, ndeshjet dhe rregullorja

Sektori i Garave pranë Federatës së Futbollit ka përcaktuar kalendarin dhe rregulloren e Kupës së Shqipërisë për vitin 2020. Në këtë kompeticion marrin pjesë 32 skuadra.

10 skuadra të Grupit A Kategoria Superiore, 10 skuadra të Grupit B Kategoria Superiore si edhe 6 skuadrat e renditura më mirë në kampionatin e Kategorisë së Parë të grupit A dhe B,  U-17 dhe U-19 bazuar në klasifikimin pas perfundimit të ndeshjeve të javës së 12 datë 21.12.2019.

Kupa e Shqipërisë U-17 & U-19 do të zhvillohet gjatë muajit janar – shkurt 2020. Ndeshjet do të zhvillohen me sistem grumbullimi me një takim.

Më poshtë do të gjeni rregulloren e plotë, ndeshjet dhe skuadrat përkatëse:
Kupa e Shqipërisë U-17 dhe U-19, 2020