Kupa e Shqipërisë U-17 / Tirana - Partizani në finale - FSHF

Kupa e Shqipërisë U-17 / Tirana – Partizani në finale

Janë luajtur ditën e sotme ndeshjet gjysëm finale të Kupës së Shqipërisë për moshën nën 17 vjeç, ndeshje të cilat janë zhvilluar në Qendrën Sportive Kamëz. Përballë ishte Football Republic me Partizanin dhe Shënkolli me Tiranën.

Ndeshja e parë gjysëm finale luajtur ishte ajo Fotball Republic-Partizani, me të kuqtë që kaluan të parët në avantazh me anë të Dezhgiut në minutën e 29′. Partizani ka dyfishuar rezultatin në minutën e 63-të, përsëri me anë të Dezhgiut. Football Republic bëri gjithcka për tu rikthyer në lojë, dhe ngushtoi diferencat në 2-1 në minutën e 84-të me anë të Ahmesulës, por pa arritur ta dërgojnë ndeshjen në shtesë. Me rezultatin 2-1 Partizani ka siguruar finalen. Ndeshja e dytë gjysëm finale ishte ajo ndërmjet Shënkollit dhe Tiranës, e cila u fitua pastër nga kryeqytetasit me rezultatin 0-4. Pjesa e parë ishte e gjitha në dominimin e Tiranës duke shënuar tre gola, me autor Qefalian, Nelan dhe Mecullin në minutat 4, 13 dhe 24. Goli i katërt dhe i fundit i sfidës së dytë gjysëm finale u shënua nga Çereni në minutën e 68-të, duke çuar Tiranën në finale.

Finalja e madhe do të luhet ditën e enjte, datë 20 Shkurt 2020.