Janë luajtur ndeshjet gjysëm finale të Kupës së Shqipërisë për 17 vjeçarë, ndeshje të cilat kanë përcaktuar dy skuadrat që do diskutojnë ndërmjet tyre trofeun për sezonin 2018-2019.
Flamurtari dhe Teuta kanë siguruar kualifikimin në gjysëm finale pasi kanë mundur Briansin dhe Vllazninë. Të dy ndeshjet e zhvilluara në Kamëz, ishin shumë të luftuara dhe me emocione të mëdha deri në fund. Flamurtari ka triumfuar 2-1 ndaj Briansit, ndërsa Teuta e ka siguruar kualifikimin pas goditjes së penalltive, me kohën e rregullt që është mbyllur 0-0. Nga penalltitë durrsakët janë treguar më të saktë duke fituar 4-2.
Ndeshja finale ndërmjet Flamurtarit dhe Teutës do të zhvillohet ditën e martë, ora 12:00, në stadiumin “Elbasan Arena”. Hyrja do të jetë e lirë për të gjithë tifozët.