Kupa e Shqipërisë, shtyhet ndeshja Tirana-Flamurtari - FSHF

Kupa e Shqipërisë, shtyhet ndeshja Tirana-Flamurtari

Ndeshja e vlefshme për Kupën e Shqipërisë, Tirana-Flamurtari e cila u luajt sot deri në minutën e 25-të, ndeshje e filluar, sipas planifikimit në orën 17:00 në stadiumin “Selman Stermasi, u ndërpre për shkak të reshjeve të dendura të shiut.

Arbitri i ndeshjes i detyruar nga kushtet atmosferike, ka dërguar ekipet në dhomat e zhveshjes dhe pas konsultave që ka zhvilluar delegati i ndeshjes, me stafin përkatës të ekipeve kanë vendosur të zhvillohet nesër dhe të rifillojë në oren 13:00.