KUPA E SHQIPËRISË, PËRCAKTOHEN ÇIFTET GJYSMËFINALISTE - FSHF

KUPA E SHQIPËRISË, PËRCAKTOHEN ÇIFTET GJYSMËFINALISTE

Janë përcaktuar edhe sfidat e ardhëshme të raundit tjetër të Kupës së Shqipërisë. Kështu, Skënderbeu-Flamurtari dhe Laçi-Kukësi do të jenë edhe ndeshjet gjysmëfinale të Kupës. Këtë e ka vendosur shorti i hedhur sot në ambjentet e FSHF, në prezencën e Sekretarit të Përgjithshëm të FSHF-së, Ilir Shulku, shefit të Sektorit të Garave, Lysjen Nurishmi, përfaqësuesve të klubeve dhe mediave prezente. Sfida e parë e dalë nga shorti ishte përballja mes Skënderbeut dhe Flamurtarit, ndërsa takimi i dytë u shortua Laçi-Kukësi. Takimet gjysmëfinale të Kupës, sipas programit do të luhen respektivisht në datë 5 prill dhe ato të kthimit në 18 prill.