Kupa e Shqipërisë për moshat, ja çiftet gjysëmfinaliste - FSHF

Kupa e Shqipërisë për moshat, ja çiftet gjysëmfinaliste

Sot në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit është hedhur shorti i ndeshjeve gjysëm finale të Kupës së Shqipërisë U-17 dhe U-19. Pas përfundimit me sukses të ndeshjeve çerekfinale, 4 ekipet e kualifikuara për secilën grupmoshë janë shortuar për të përcaktuar çiftet. Të pranishëm ishin përfaqësues të klubeve respektiv të cilën ndoqën me interes hedhjen e shortit. Nga shorti dolën këto çifte:

U-17
Ndeshjet do të zhvillohen ditën e shtunë, datë 2 Shkurt 2019

Brians – Flamurtari 10:00
Vllaznia – Teuta 12:00

U-19

Ndeshjet do të zhvillohen ditën e diel, datë 3 Shkurt 2019

Shkëndija Tiranë -Besa 10:00
Vllaznia – Shkëndija Durrës 12:00

Ndeshjet gjysëmfinale do të zhvillohen në kompleksin e ekipeve kombëtare në Kamëz, ndërsa ndeshjet finale do të zhvillohen në stadiumin “Elbasan Arena”, të martën finalja e U-17 dhe ditën e mërkurë finalja e U-19, të dyja në orën 12:00.