Kupa e Shqipërisë për femra, mësohen çiftet gjysëmfinaliste - FSHF

Kupa e Shqipërisë për femra, mësohen çiftet gjysëmfinaliste

Janë zhvilluar në fundjavë ndeshjet çerekfinale të Kupës së Shqipërisë për femra. Ndeshjet e zhvilluara në Qendrën Sportive në Kamëz kanë dhuruar gola dhe emocione të shumta për të pranishmit.

Përballjet çerekfinale ishin këto:

Termi- Vllaznia 0-4
AAS-Kinostudio 1-8
Teuta-Apolonia 0-8
Juban Danja -Tirana AS 2-7

Katër skuadrat e kualifikuara për më tej, do të përballen ndërmjet tyre në ndeshjet gjysëm finale me një takim me eliminim direkt.

Kinostudio-Vllaznia
Apolonia-Tirana AS