Kupa e Shqipërisë për femra, Apolonia - Vllaznia finalja e madhe - FSHF

Kupa e Shqipërisë për femra, Apolonia – Vllaznia finalja e madhe

Janë zhvilluar ditën e sotme ndeshjet gjysëm finale për Kupën e Shqipërisë në futbollin e femrave, me Vllazninë dhe Apoloninë që do të diskutojnë ndërmjet tyre finalen e madhe për të siguruar trofeun.

Në Qendrën Sportive Kamëz u zhvillua ndeshja gjysëm finale ndërmjet Kinostudios dhe Vlaznisë, me këta të fundit që arritën të sigurojnë lehtësisht kalimin për në finale me fitoren e thellë 5-0. Shkodranët kanë dominuar plotësisht ndeshjen duke shënuar dy gola në pjesën e parë, me Djegsinën në minutën e 15-të dhe Popovic në minutën e 22. Pjesa e dytë ka vazhduar nën dominimin e kuqebluve që kanë shënuar edhe tre herë të tjera me Gjinin, Franjan dhe Doçin në minutat 68, 71 dhe 77.

Ndeshja tjetër gjysëm finale u zhvillua në Fier, në kompleksin sportiv Apollonia ishin përballë tyre Apollonia – Tirana AS. Fieraket kanë arritur në finale duke munduar kryeqytetaset me rezultatin e ngushtë 2-1. Pjesa e parë ka dhuruar tre golat e ndeshjes, me Apolloninë që ka kaluar në avantazh në minutën e 17-të. Tirana AS reagon dhe në minutën e 34-të ka barazuar rezultatin me anë të një penalltie të shënuar nga Mena. Kur gjithçka dukej se do të mbyllej në barazim, Mena ka shënuar golin e avantazhit për bardhejeshilet. Në pjesën e dytë u zhvillua një lojë shumë e luftuar, me Tiranën që kërkonte golin e barazimit dhe Apolloninë golin e sigurisë, por rezultati nuk ndryshoi deri në fund. Apolonia shkon në finale ndërkohë që rrugëtimi i Tirana AS në Kupën e Shqipërisë mbyllet në gjysëm finale.

Ndeshja finale Apolonia – Vllaznia do të zhvillohet në mesjavë.