Kupa e Shqipërisë/ Nis shitja e biletave për finalen Kukësi – Egnatia që luhet më 14 maj në stadiumin “Air Albania” - FSHF

Kupa e Shqipërisë/ Nis shitja e biletave për finalen Kukësi – Egnatia që luhet më 14 maj në stadiumin “Air Albania”

Federata Shqiptare e Futbollit njofton të gjithë sportdashësit se kanë dalë në shitje biletat për finalen e Kupës së Shqipërisë, Kukësi – Egnatia, që do të luhet më 14 maj  në stadiumin “Air Albania”, në orën 19:00.

Biletat mund të blihen në sportelin e biletarisë pranë stadiumit “Selman Stërmasi” dhe “Air Albania” ose në biletarinë online (BLI KËTU BILETAT)

Procedura se si blihet bileta online:

  1. Fillimisht ju duhet të regjistroheni në platformë.
  2. Më pas, zgjidhni tribunën e stadiumit dhe më pas përzgjidhni ulësen.
  3. Pasi keni përzgjedhur ulëset, duhet të plotesoni në tabelën dialoguese të dhënat për biletat (mbiemër, emër, e-mail)
  4. Në fund procedoni me pagesën, duke plotësuar të dhënat e kartës tuaj.