Kupa e Shqipërisë/ Luhen ndeshjet e para çerekfinale. Fitojnë Egnatia & Skënderbeu, dy takimet e tjera përfundojnë pa gola - FSHF

Kupa e Shqipërisë/ Luhen ndeshjet e para çerekfinale. Fitojnë Egnatia & Skënderbeu, dy takimet e tjera përfundojnë pa gola

Të mërkurën dhe të enjten u zhvilluan katër ndeshjet e para çerekfinale të Kupës së Shqipërisë, duke sjellë rezultate mjaft interesante.

Elbasani dhe Vllaznia barazuan pa gola (0-0), duke lënë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit.

Egnatia mori një fitore të rëndësishme 3-1 ndaj Bylisit në transfertë, duke hedhur një hap të madh drejt gjysmëfinaleve. Ndërkohë, Laçi dhe Partizani nuk arritën të shënojnë, duke u ndarë në një barazim të bardhë (0-0).

Në ndeshjen e luajtur pasditen e sotme, Skënderbeu mposhti Dinamo City-n me rezultatin 0-2 në “Elbasan Arena”.

Ndeshjet e kthimit do të zhvillohen më 26 shkurt, ku do të përcaktohen katër ekipet gjysmëfinaliste të këtij edicioni të Kupës së Shqipërisë.


Duke kontrolluar karten...