Për përcaktimin e çifteve gjysmëfinaliste për Kupën e moshave, nesër në orën 11:00 në ambjentet e FSHF do te hidhet short i lirë ndërmjet 2 skuadrave të kualifikuara nga turi i dyte i Grupit A dhe Grupi B moshat U-17 & U-19.
2(dy) skuadrat e kualifikuara te grupit A do te jene te vendosura ne vazon e pare dhe 2(dy) skudarat e kualifikuara te Grupit B do te jene te vendosura ne vazon e dyte. Skuadrat e vazos se pare do te luajne me skuadrat e vazos se dyte qe do te percaktohen nga shorti.
Ekipet fituese të dy çifteve gjysem finaliste do të luajnë ndeshjen finale për të përcakuar skuadrën fituese të Kupës së Shqipërisë U-17 dhe U-19.
Kupa e Moshave U-17 sezoni 2017-2018
Grupi A Grupi B
1.Kukësi 1.Besa
2.Internacional 2.Flamurtari
Kupa e Moshave U-19 sezoni 2017-2018
Grupi A Grupi B
1.Shkëndija Tr 1.Dinamo
2.Vllaznia 2.Teuta
















