Kumbulla humbet ndeshjet me Anglinë e San Marinon për arsye dëmtimi - FSHF

Kumbulla humbet ndeshjet me Anglinë e San Marinon për arsye dëmtimi

Futbollisti i Kombëtares, Marash Kumbulla nuk do të jetë i gatshëm për kuqezinjtë në dy ndeshjet e radhës ndaj Anglisë dhe San Marinos, të vlefshme për eliminatore e Botërorit “Katar 2022”.

Zyra e shtypit në FSHF bën me dije se mbrojtësi do të humbasë dy sfidat për shkak të një shqetësimi në gju, që do ta pengojë të jetë në fushë me përfaqësuesen shqiptare.

Lojtari iu nënshtrua të premten testeve mjekësore dhe pas konsultave me doktorët u vendos që Kumbulla të kthehet të dielën në Itali te klubi i tij AS Roma, për të vijuar me fazën e rikuperimit.