KS Kastrioti shpallet fitues i Grupit A në Kategorinë e Parë - FSHF

KS Kastrioti shpallet fitues i Grupit A në Kategorinë e Parë

KS Kastrioti është shpallur sot fitues i Grupit A në Kategorinë e Parë dhe ngjitet automatikisht në Kategorinë Superiore sezonin e ardhshëm.

Në ndeshjen e fundit të fazës play-off, Kastrioti priti KF Erzenin në përballjen e luajtur në stadiumin “Redi Maloku” të Fushë Krujës. Ndeshja u mbyll me fitoren 3-2 të krutanëve, ndërsa në fund u zhvillua edhe ceremonia e dorëzimit të trofeut.

Anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Vasil Bicaj i dha KS Kastriotit kupën e fituesit të Grupit A në Kategorinë e Parë.

Ekipi krutan do të përballet në finale me FK Apoloninë, ku do të përcaktohet edhe kampionia e Kategorisë së Parë.